Politike

Rama për PD-në: Ata premtojnë fushë me lule, i keni parë me bori me makina, këngë dhe valle

13 Prill 2021, 09:47 Nga DOSJA
Rama për PD-në: Ata premtojnë fushë me lule, i keni

PËRRENJAS– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Përrenjasi se Partia Demokratike premton se do ju japë njerëzve 1 milionë, ndërkohë që enden rrugëve me makina dhe bori.

Rama shprehet se PS është partia që mund t’ia dalë të bëjë Shqipërinë vendin ku ekonomia rritet me punë.


DEKLARATA:

“Ndërkohë që të tjerët flasin për BE si një destiancion, që është destinacioni ynë i patjetërsueshëm, bujqësia jonë, është pjesë e angazhimit me BE. Vetëm në dy vitet e fundit janë 120 mln të investuara në fshat për pika grumbullimi dhe janë bërë me financime të BE dhe qeverisë shqiptare. Një tjetër paketë e madhe është gati të lëvrohet në vijim dhe një tjetër masë e rëndësishme financiare do vihet në dispozicion të atyre që duan të vijojnë të prodhojnë. Jemi në 400 mln eksporte bujqësore dhe në mandatin e tretë do shkojmë në mbi 1 miliardë sepse e kemi shtruar rrugë. Ka shumë për të humbur nëse biem pre e sirenave joshëse të fushës me lule, që thonë do i japim 1 ml këtyre e 5 atyre, i keni parë me buri, me makina e këngë e valle, xhaferrët e Sudet dhe pamë pastaj se si rruga e shkurtër na nxori gjatë, në fundin e një gremine nga ku vuajtëm për t’u ngritur. Për deri sa ne ja dolëm që të dalim nga tuneli i pandemisë hap pas hapi, ne jemi ata që së bashku mund tja dalim që ta bëjmë Shqipërinë vendin ku ekonomia rritet me punë, me këmbëngulje, punë e durim, por rritet e për të gjithë, për çdo familje dhe kjo është plotësisht e mundur”, tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rama ne perrenjas zgjedhjet 25 prill 2021 rama ne perrenjas zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll