Aktualitet

Vdekja e 30-vjeçares në sallën e lindjes, zbardhet dëshmia e mjekëve: Pësoi infarkt, i pushoi zemra

13 Prill 2021, 09:40 Nga DOSJA
Vdekja e 30-vjeçares në sallën e lindjes, zbardhet dëshmia

FIERDosja.al ka zbardhur dëshminë e mjekësve që janë kallëzuar nga familjarët e 30-vjeçares Elisabeta Lamaj, e cila ndërroi jetë të shtunën në sallën e lindjes. Mësohet se mjekët kanë rrëfyer se e reja ka ndërruar jetë pasi ka pësuar infarkt akut i miokardit (zemra pushon së rrahuri).

“Pësoi infarkt akut i miokardit, i pushoi zemra. Kemi njoftuar sallën operative të policisë në Fier,”- mësohet të kenë thënë mjekët.

Tashmë bluzat e bardha po përballen me akuzën e ngleizhencës, pasi familjarët e të ndjerës dhe bashkëshorti i saj, Leonard Lamaj, i cili punonte gardian në burgun e Fierit, i kanë kallëzuar penalisht.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën, por u bë publike vetëm dje. Elisabeta Lamaj shkoi të sillte në jetë ajzën e saj të dytë por vdiq në sallën e lindjes. Fishnja është në gjendje të mirë. Lamaj la pas edhe të bijën tjetër, të moshës 3 vjeçe.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta lamaj vdes 30 vjecarja ne maternitetin e fierit elisabeta lamaj vdes 30 vjecarja ne maternitetin e fierit

Sondazh

Poll