Aktualitet

Dalin PAMJET/ Si u kap ‘Dorian’ famëkeqi me grupin e tij të grabitësve, momenti kur policia i shtrin në tokë

13 Prill 2021, 09:42 Nga DOSJA
Dalin PAMJET/ Si u kap ‘Dorian’ famëkeqi me grupin e tij

TIRANË– Videoja e mëposhtme tregon momentin kur policia ka nxdjekur dhe ka vënë në pranga grupin e grabitsëve të rrezikshëm të cilët u kapën një ditë më parë. Siç shihet edhe në pamje, anëtarët e grupit, Dejvis Dosti, Redian Bega, Klodian Çupi, Hektor Qiriazi dhe një person tjetër, shihet që janë shtrirë në tokë nga policia për tu prangosur.

Operacioni u zhvillua dje dhe vetëm sot doli informacioni zyrtar nga Policia e Tiranës.  Klodian Çupi rezulton me precedentë penalë në vjedhje dhe drogë, ndërsa Hektor Qirjazi, është i dënuar me burg të përjetshëm në Greqi, si pjesë e një grupi famëkeq për vjedhje me armë dhe njihet ndryshe si ‘Dorian’.

Gjatë kontrollit të banesave të të arrestuarve, policia ka sekuestruar rreth 25 mijë euro, që dyshohet se janë marrë nga vila e vjedhur, si dhe një armë zjarri dhe një sasi të vogël droge.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksion ne tirane dejvis dosti hektor qiriazi klodian cupi redian bega aksion ne tirane dejvis dosti hektor qiriazi klodian cupi redian bega

Sondazh

Poll