Politike

‘Do bëni ndonjë edhe me barrë’/ PLAS KEQ! Klodiana Lala kapet me Arben Pëllumbin, socialisti: Do ta shohim me 25

12 Prill 2021, 21:47 Nga DOSJA
‘Do bëni ndonjë edhe me barrë’/ PLAS KEQ! Klodiana

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala është përplasur me sekretarin e Partisë Socialiste, Arben Pëllumbin. Të dy, të ftuar në emisionin “Opinon”, Lala i ka kërkuar informacion lidhur me mbledhjen e të dhënave nga Partia Socialiste, ndërsa si përgjigje ka marrë vetëm se e dinin për kë do të hidhte votën më 25 prill gazetarja. 

Përgjigjia e Pëllumbit ka shkaktuar debate në studio, duke sjellë edhe mohimin e faktit se lista e rreth 900 mijë banorëve posedohet nga socialistët. 

PJESË NGA BISEDA:

Klodiana Lala: Keni çdo informacion, i bie që ndonjë ta bëni dhe me barrë. Mua nuk më ka pyetur askush se për kë do të votoj? Kur e kam patur të mundur e kam shprehur vullnetin tim…
Arben Pëllumbi: Nuk besoj se e kanë pasur shumë të nevojshme strukturat e PS që t’ju pyesin ju për preferencën e votës sepse besoj që ne jemi të qartë se nga votoni ju
Klodiana Lala: Nuk je fare i qartë.
Arben Pëllumbi: Mund të ndryshojë.

Klodiana Lala: E kanë të gabuar…
Arben Pëllumbi: Atë do ta shohim me 25 se na intereson preferenca juaj. Sepse ne nuk flemë gjumë të tjerë flenë.
Klodiana Lala: Po nënkuptoja diçka tjetër.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arben pëllumbi investigimi i lapsi.al klodiana lala arben pëllumbi investigimi i lapsi.al klodiana lala

Sondazh

Poll