Aktualitet

Ngritën laborator kanabisi në Kurbin! Gjykata jep ‘arrest me burg 45 ditë’ për Vranicki Hiskun, vijon në kërkim drejto

13 Prill 2021, 06:53 Nga DOSJA
Ngritën laborator kanabisi në Kurbin! Gjykata jep ‘arrest me

KURBIN– Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Vranicki Hiskun, i arrestuar tre ditë më parë nga policia pas zbulimit të një laboratorit të kultivimit të bimëve narkotike brenda një magazine në Gjorm të Kurbinit.

Gjyqtari Olti Skrame vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 45 ditë, deri në administrimin e rezultateve të ekspertimeve të vendosura për t’u kryer, të akteve lidhur me posedimin dhe përdorimin e vendit të ngjarjes, si dhe të akteve të pretenduara nga personi në hetim.

Ndërkohë vijon në kërkim drejtori i Kadastrës, Edmond Stojani, të cilit policia e Shtetit i zbuloi laboratorin e kanabisit që kishte ndërtuar në katin e dytë të një stalle bagëtish. 41-vjeçari, bashkë me nipin e tij Vranicki Hisku, i cili u arrestua, kishin mbjellë 205 bimë narkotike, që u kishin siguruar të gjitha kushtet e nevojshme për t’u prodhuar.

Kati i tyre ishte mbushur me llampa, aspiratorë dhe filtra ajrimi, ndërsa ishin mbjellë 205 bimë. Policia ka sekuestruar në pronën e 21-vjeçarit një armë zjarri pushkë me dylbi të montuar.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edmond stojani vranicki hisku edmond stojani vranicki hisku

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2021, 06:44

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu policia ka nisur hetimet për zbardhjen e autorëve të cilë...