Sport

Renditja “Top 20”, Forbes: Barcelona, klubi më i shtrenjtë në botë…

12 Prill 2021, 20:06 Nga DOSJA

SHBA – Barcelona kryeson listën e prestigjozes “Forbes” për 20 klubet më të vlefshme të futbollit në botë, duke parakaluar rivalët e përjetshëm të Real Madrid. Katalanasit janë vlerësuar 4.76 miliardë dollarë, teksa kanë zbritur nga “froni” Real Madridin, të cilët aktualisht vlejnë vetëm 100 mijë dollarë më pak.

Në vend të tretë ngjitet Bayern Munich me një vlerë prej 4.2 miliardë dollarë. Kampionët e Europës kanë spostuar nga “podiumi” Manchester United, ndërsa në klasifikimin “Top5” vendet e para i mbyll Liverpool me 4,1 miliardë.

Ndër dhjetë ekipet më të vlefshme nuk bën pjesë asnjë skuadër italiane, me Juventusin që renditet në vendin e 11-të, me 1,9 miliardë, kurse Interi në vendin e 14-t me 743 milionë dollarë. Milani renditet në vendin e 16-të me 559 milionë euro. Sakaq, klasifikimin për 20 ekipet më të vlefshme të futbollit në botë, e përmbyll Ajax me 413 milionë dollarë.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ajax barcelona bayern munich forbes inter juventus milan real madridi ajax barcelona bayern munich forbes inter juventus milan real madridi

Sondazh

Poll