Politike

TË DHËNAT E PS! Një gazetar sportiv si “patronazhist” për Sali Berishën, “doktori” dhe bashkëshortja vota

12 Prill 2021, 18:46 Nga DOSJA
TË DHËNAT E PS! Një gazetar sportiv si “patronazhist”

TIRANË– Publikimi i të dhënave që ka siguruar Partia Socialiste për të monitoruar votën e qyetarëve të Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit ka pasur një detaj interesant: patronazhistin! Në listën e socialistëve është përfshirë edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liria. 

Të dy për socialistët konsiderohen si vota të sigurta për Partinë Demokratike, megjithatë nuk i shpëtojnë “patronazhistit” që i monitoron nga afër. Në rastin e Berishës, personazhi është i njohur për publikun. 

Bëhet fjalë për gazetarin e sportit, Ervin Baku. Ky i fundit do të shikojë nga afër çdo lëvizje të çiftit Berisha ditën e zgjedhjeve, por me siguri dimë të themi që votën nuk ia kalon dot majtas!

(k.m/dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike investigimi i lapsi.al sali berisha investigimi i lapsi.al sali berisha

Sondazh

Poll