Politike

‘Gjatë grevës së urisë, luaja rolin e shtrigës’/ Balluku rrëfen rrugëtimin në parti: Sa herë kam qarë për PS-në

12 Prill 2021, 17:42 Nga DOSJA
‘Gjatë grevës së urisë, luaja rolin e

TIRANË– Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belina Balluku ka rrëfyer lidhur me aktivitetin e saj politik brenda Partisë Socialiste, e cila ka nisur që në vitin 2006.

Gjatë një aktiviteti politik, Balluku ka bërë me dije se ka qarë shumë si për PS-në por edhe për kryeministrin Edi Rama, duke kujtuar momente nga greva e urisë dhe organizimi i protestave kundër qeverisë së Sali Berishës. Megjthatë si “mentorin” e saj politik, ministrja konsideroi Fatmir Xhafajn.

“Unë në PS kam shkuar në 2006 dhe kam mësuar çdo gjë nga Fatmir Xhafaj. Ka qenë shkolla më e vyer që kam bërë. Në vitin 2011 me udhëzim që kishim nga Fatmiri dhe Gramozi kemi ruajtur çdo procesverbal pas mësimit që morëm nga 2009. Ne nuk kemi sjellë ndonjëherë njerëz me autobusë nga rrethet. Se kishim mundësinë sepse nuk na mbështeste asnjë biznesmen. Më kujtohet një moment në mbylljen e fushatës të 2009. Kryetari në atë kohë vazhdonte turin dhe ne na u dha detyra të qëndronim në Bulevard dhe kërkuam ndihmën e Fatmirit pasi Policia nuk na lejonte të vendosnim foninë në të gjithë bulevardin. Jemi përleshur 48 orë. Ne e ngritëm edhe skenën siç ngritëm edhe qytetin që i tregoi të gjithëve se çfarë force ishte PS-ja. Gjatë grevës së urisë, luaja rolin e shtrigës si gjithmonë. Mbaj mend që vinin nga çdo qytet për t’ju mbështetur. Kam qarë. Unë qaj shpesh. Kujtoj që unë kam qarë kur Fatmiri mbajti fjalën mbas mitingut për të thënë që 200 anëtarë të PS dhe deputetët e mbështetjes kishin vendosur të nisnin grevën e urisë, por kam qarë edhe kur kemi dalë nga greva e urisë pas vizitës së Edi Ramës në Bruksel. Kam qarë shumë në historinë time politike në PS. Por kam plot gjëra të mira për të kujtuar,“-tha ajo. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belinda balluku zgjedhjet 25 prill 2021 belinda balluku zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll