Politike

‘Është votues i sigurt’, drejtuesi i SHISH, Heldion Bendo nuk i ‘shpëton’ skandalit me të dhënat pe

12 Prill 2021, 17:13 Nga DOSJA
‘Është votues i sigurt’, drejtuesi i SHISH, Heldion Bendo

TIRANË– Pjesë e database të publikuar ditën e djeshme ku ruheshin të dhënat e 910 mijë qytetarëve nga Partia Socialiste, nuk i ka shpëtuar edhe drejtuesi i SHISH, Helidon Bendo.

Bendo i cili sipas patronazhistes së zonës së tij, Marjana Ndraka thuhet se ka preferenca për PS-në dhe se ai mund të konsiderohet votues i sigurtë për PS.

Në raportimin për shefin e SHISH janë të gjitha të dhënat si numër telefoni, numri i kartës së identitetit, qendra e votimit, etj, por nuk është shënuar vendi i punës.

Skandali është zbuluar ditën e djeshme nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike helidon bendo marjana ndraka skandali me te dhenat personale helidon bendo marjana ndraka skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll