Politike

‘Jam i bindur që vëzhgon nga lart…’/ Ulsi Manja nuk i mban dot lotët, kujton Bashkim Finon në Komision, heq syzet dhe

12 Prill 2021, 15:32 Nga DOSJA
‘Jam i bindur që vëzhgon nga lart…’/ Ulsi Manja nuk

TIRANË– Deputeti socialist Bashkim Fino është kujtuar sot, në mbledhjen e Komisionit i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Kolegët e tij i kishin përgatitur një video-mesazh me momentet e tij më të spikatura në Kuvend, ndërkohë që nuk munguan as fjalët e tyre për të. 

Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, u shpreh se puna duhet që të vijonte edhe pa kolegun e tyre, ndërsa në fund nuk i ka përmbajtur dot as lotët. Teksa fshinte sytë, i ka bërë me shenjë dikujt që të vijonte. 

“Të nderuar kolegë sot në këtë mbledhje mungon njëri prej nesh. Një njeri i pazëvëndësueshëm. Mungon Bashkim Fino! Fino në radhë të parë u mungon familjarëve, miqëve dhe kolegëve. Jam i bindur që është bashkë me ne, mbase na vëzhgon nga lart dhe na kritikon që të ecim më shpejt por jam i bindur që do t’ja dalim edhe për Bashkimin. Në kujtim dhe nderim, kemi përgatitur një video-galeri nga veprimtaria parlamentare e tij. I paharruar qoftë kujtimi i mikut tonë. Duhet të vazhdojmë me rendin e ditës, e di që është e vështirë. Por puna duhet që të vazhdojë,”-tha Manja në fjalën e tij.

Bashkim Fino mbylli sytë më 29 mars, në orën 04:00 të mëngjesit. Ai ishte infektuar me Covid-19 që nga 13 marsi, virus të cilin nuk e mposhti dot. Pas vdekjes, politika PD e PS u bë bashkë dhe të gjithë ngushëlluan familjen për humbjen e Finos.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bashkim fino ndahet nga jeta bashkim fino ulsi manja bashkim fino ndahet nga jeta bashkim fino ulsi manja

Sondazh

Poll