Politike

Raporti i EUROPOL/ Meta nuk kursehet, gjen fajtorin: Përgjegjëse “Rilindja”! Droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqe

12 Prill 2021, 15:48 Nga DOSJA
Raporti i EUROPOL/ Meta nuk kursehet, gjen fajtorin: Përgjegjëse

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të Europol lidhur me trafikun e drogërave. Pasi ka shpërndarë një link ku edhe sqarohej përmbajtja e raportit, Meta drejtoi gishtin nga Partia Socialiste, duke u shprehur se 25 prilli duhet të konsiderohet nga qytetarët si referendum.

Droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqen Shqipërisë dhe po e rrënojnë. Këtë e thekson qartë drejtuesja e Europolit, e cila bën përgjegjëse “Rilindjen”. Prandaj 25 Prilli është referendum popullor, që droga dhe trafiqet t’i përkasin të shkuarës,”-shkruan Meta.

Sipas raportit “SOCTA2021, të publikuar nga Europol, Shqipëria është “kampione” në trafikun e lëndëve narkotike, kryesisht të kanabisit. Ndërkohë që theksohet se së fundmi, Ballkani është kthyer në portë hyrëse për heroinën që vjen nga vendet e Amerikës Latine.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta raporti i europol raportit “socta2021” ilir meta raporti i europol raportit “socta2021”

Sondazh

Poll