Politike

Balluku ndan sekretin për fëmijët: Kur duan informacion në klasë shkojnë tek djali im, jo tek vajza e Ogertës. Shqetësoh

12 Prill 2021, 17:35 Nga DOSJA
Balluku ndan sekretin për fëmijët: Kur duan informacion në

TIRANË– Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belina Balluku ka rrëfyer detaje nga jeta personale gjatë një takimit me anëtarë të Partisë Socialiste në Tiranë. Në fjalën e saj, ajo tregoi lidhur me fëmijët e saj dhe me kohën e paktë që kalon me ta për shkak të angazhimeve politike.

Kalamajtë tonë janë në një klasë (e ka për Ogertën) dhe t’ju them një sekret. Janë në një klasë. Vajza e Gertës ka fatin që nuk ka mbiemrin e saj, kështu që kur duhen informacione nga qeveria vajza e saj bën sikur nuk ka lidhje. Dhe ndërkohë djali im thotë pse të gjithë vijnë tek unë dhe nuk pyesin Altean. Ndërkohë që unë i them spiunojë Altean. Ose kur bëhej debati do hapet apo jo shkolla. Vinte në shtëpi dhe më thoshte; u çmenda vijnë të gjithë tek unë. Altea të marrë përgjegjësi publike dhe t’i përgjigjet klasës. Fëmijët e mi shqetësohen kur sal ndonjëherë në mes të natës nga shtëpia për të parë ndonjë kantier. Kur kthehem në 9 në shtëpi gjithmonë më shohin dhe më pyesin: Ça ka, pse erdhe shpejt?,”-tha Balluku.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belinda balluku zgjedhjet 25 prill 2021 belinda balluku zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll