Politike

Rama kapet me programet e kundështarëve: Duan të rikthehen, thonë ‘na jepni votën se do të japim kaq mijë euro këtu, e

12 Prill 2021, 14:44 Nga DOSJA
Rama kapet me programet e kundështarëve: Duan të rikthehen,

CËRRIK– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gratë e Elbasanit, nga ku ka sulmuar programet e kundërshtarëve të tij politikë. Në fjalën e tij, gjatë aktivitetit politik, Rama tha se shqiptarët ndër vite kanë bërë zgjedhje të gabuara, të cilat i kanë paguar shtrenjtë. Ndërsa nuk i ka kursyer ladvdet për qeverinë e tij.


Disa herë shqiptarët kanë bërë një zgjedhje që i ka çuar drejt greminës, duke u tërhequr prej hunde nga përgjegjës të papërgjegjshëm. Kanë zgjedhur të shkojnë pas Haxhi Qamilit dhe të shihen më pas të rrethuar nga flakët e zgjedhjes së gabuar. Kanë zgjedhur të shkojnë pas Sudes e Xhaferrit. Me idenë se nuk ka nevojë të lodhesh, mjafton të japësh një e të marrësh dy. Ata që duan të rikthehen po i ofrojnë të njëjtën recetë; Na jepni votën se do të japim kaq mijë euro këtu, e kaq atje. Si mund të jetë kështu? Si mund të ndodhi kështu? Si mund të ketë njerëz që të besojnë akoma në këto lloj çudish? I kanë paguar shumë shtrenjtë në të shkuarën. Zgjedhja për ne, dhe ajo me ne është e qartë, të punojmë me këmbëngulje pa rënë pre e lodhjes dhe e mërzisë. E rezistencës së kundërt që i vjen çdokujt. Jemi në kushtet kur çdokujt vaksinimi masiv i duket gjë e zakonshme. Ne jemi ata që realizuam vaksinimin masiv si askush tjetër. E kemi për detyrë prandaj nuk flejmë, këmbëngulim për t’ja dalë për të bërë detyrën siç duhet,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Rama në qarkun e Elbasanit: Pa politikën s’do kishte vaksinim dhe as rindërtim, mos u turrni pas recetave çudibërëse të Haxhi Qamilit! Balla i zbulon skenarin: Ishim në një qendër…( E moshuara i ngatërron emrin)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne cerrik zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne cerrik zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll