Politike

FOTOLAJM/ Lali Erin s’e voton as gruaja, Ajola Xoxa rezulton e pasigurtë në regjistrin e PS

12 Prill 2021, 12:52 Nga DOSJA

TIRANË– Ajola Xoxa, gruaja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj rezulton e pasigurtë për votën e saj në regjistrin e Partisë Socialiste. Edhe pse i shoqi, që është vetëquajtur Lali Eri drejton prej gjashtë vitesh Bashkinë e Tiranës, Xoxa e ka me dyshime votën për të.

Nga vëzhgimi që Dosja.al i bëri listës në databaze-n e partisë ku janë publikuar të dhënat e  910 mijë qytetarëve, rezulton se Xoxa në vitin 2013 ka votuar Partinë Socialiste.

Në reshtin e tabelës ku shkruhen informacionet për drejtimin e se ku mund të votojë personi në fjalë, për gruan e kryebashkiakut, nuk ka informacion. Ku e zhgënjeu vallë Lali Eri të shoqen?

Por çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar ditën e djeshme nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ajola xoxa erion veliaj investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale ajola xoxa erion veliaj investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll