Politike

Rama për takimet e Bashës: I shohim me frikë dhe keqardhje ato grumbullime të çartura me flamur e dy gishta, gjoja spontane

12 Prill 2021, 13:37 Nga DOSJA
Rama për takimet e Bashës: I shohim me frikë dhe keqardhje ato

CËRRIK– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Cërriku se nuk do që asnjë shqiptar të humbë jetën për shkak të zgjedhjeve. Kjo deklaratë u tha në kuadër të grumbullimeve që Partia Demokratike po bën me fushatën elektorale.


“E kemi të pamundur të harrojmë që shëndeti është mbi të gjitha dhe e kemi të pamundur të ndajmë luftën e përditshme, përnatshme dhe qëllimi ndaj kësaj lufte është kryesore, prandaj i shohim me frikë, keqardhje ato grumbullime të çartura me flamur, e dy gishta, gjoja spontane se kemi parë se çfarë ka ndodhur në vende fqinje, numrat janë rritur, largqoftë viktima. Nuk duam që asnjë shqiptar të humbasë jetën për shkak të zgjedhjeve, ne duam të fitojmë luftën me armikun e padukshëm, është një luftë që Shqipëria po i rikthen buzëqeshjen mijëra gjyshërve, po i heq ankthin e tmerrshëm dhe prej ku ne do dalim të fituar më të fortë dhe më shpejt se shumë të tjerë. Sigurisht që do flasim për c’ka kemi bërë dhe c’duam të bëjmë, por sado të numërojmë gjërat që duam të bëjmë, në themelin e kësaj zgjedhje ka një pyetje shumë të qartë, do vazhdojmë të ngjitemi drejt asaj maje ku duam të çojmë Shqipërinë apo do ndalemi dhe të kthehemi pas”, tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama në cërrik zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama rama në cërrik zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll