Politike

Skandali me të dhënat personale, Meta nga Pogradeci: Shkelje e shpifur e ligjit, fundi i marrëzisë, 25 prilli!

12 Prill 2021, 11:00 Nga DOSJA
Skandali me të dhënat personale, Meta nga Pogradeci: Shkelje e shpifur

POGRADEC– Presidenti i Republikës Ilir Meta komentoi nga Pogradeci skandalin me krijimin e regjistrit të të dhënave personale të mbi 910 mijë qytetarëve. Në një prononcim për mediat, Meta tha se kjo është një shkelje e papranueshme, e poshtër dhe e shpifur e një force politike që ka “kapur shtetin”. Presidenti tha se kjo qeveri vazhdon të shkelë ligjin, por shtoi se 25 prilli është afër.


“Është e turpshme që një forcë politike që ka kapur shtetin dhe nuk pranon të lërë pushtetin dhe për këtë arsye përdor forma të tilla të poshtra, përmes të cilave iu bën presion qytetarëve shqiptarë dhe iu përdor të dhënat me shantazh dhe intimidim me qëllim frikësimin e tyre.”-tha Meta, ndërsa theksoi se duhet hetim për këtë çështje.

Më tej, kreu i shtetit u pyet edhe për krizën e Rinasit. Meta tha se fundi i marrëzisë së Edi Ramës do të jetë 25 prilli.

“Nuk kam në plan të merrem me një njeri të çertifikuar për marrëzitë e tij. Fundi i marrëzisë është 25 prilli. Cdo gjë mund të bëhet kurban përveç votës.”-tha Meta. 

Por çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar ditën e djeshme nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll