Aktualitet

Ndërpritet procesi i vaksinimit në Fier, qytetarët presin pa asnjë informacion: S’ka njeri fare, kemi dy orë këtu!

12 Prill 2021, 10:21 Nga DOSJA
Ndërpritet procesi i vaksinimit në Fier, qytetarët presin pa

FIER– Ditën e sotme është ndërprerë procesi i vaksinimit në Fier për shkak të mungesës së vaksinave.

Dhjetra të moshuar kanë mbërritur në që mëngjes për të pritur marrjen e vaksinës, madje disa prej tyre nuk kanë asnjë informacion që prej ditës së shtunë.

Qytetarët janë shprehur për Top Channel se kanë mbërritur në qendrat e vaksinimit por në këto ambjente nuk ndodhet askush që të mund të kryejë vaksinimin.

Qytetarja: Isha pardje të shtunë, sa erdhi radha ime tha të hënë ka plotë me shumicë. Kam ardhur që në mëngjes dhe kam dy orë që pres.

Gazetari: Çfarë ju kanë thënë?

Qytetarja: Nuk ka ka thënë orë, nuk ka njeri. Nuk kemi me kë të sqarohemi. Të paktën të kishte një njeri, ne pak të sëmurë jemi. Pardje, të shtunën, tha që pasnesër të hënë do të vijnë patjetër. Do të ketë plot.

Gazetari: Do rrini të prisni?

Qytetarja: Po do rrimë çfarë të bëjmë.

Ndërkohë, në Tiranë vijon procesi i vaksinimit dhe ditën e sotme nis vaksinimi për personat +60 vjeç. Deri më tani janë vaksinuar rreth 250 mijë qytetarë përfshirë bluzat e bardha, policët dhe mësuesit.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi vaksinimi ne fier nis vaksinimi masiv ne shqiperi vaksinimi ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Prill 2021, 10:18

ITALI– Zhdukja e Davide Pecorellit në Shqipëri ende ka mbetur pa asnjë zgjidhje, si nga ana e autoriteteve shqiptare ashtu dhe ato italiane.Eshtrat e tij të cil...

Aktualitet 12 Prill 2021, 09:41

FIER– Elisabeta Lamaj 30 vjeçe, dhe banuese në Ballsh ka gjetur vdekjen të shtunën në maternitetin e Fierit ku kishte shkuar për të sjelllë në jetë fëmij...