ITALI– Zhdukja e Davide Pecorellit në Shqipëri ende ka mbetur pa asnjë zgjidhje, si nga ana e autoriteteve shqiptare ashtu dhe ato italiane.
Eshtrat e tij të cilat u dërguan nga Shqipëria për në Itali rezultuan të pamjaftueshme për të nxjerrë ADN-në që do të krahasohej me atë të familjarëve të sipërmarrësit, i cili mendohet se vdiq në Pukë. Në këtë mënyrë grupi hetimor, i ngarkuar me çështjen nga Prokurori Publik i Perugia-s, Prokurori i Përgjithshëm Raffaele Cantone dhe prokurori Giuseppe Petrazzini kanë kërkuar materiale shtese nga hetuesit shqiptarë.
Ende nuk dihen se kur do të dërgohen materialet e tjera shtesë në Itali.
Për zhdukjen e tij kanë nisur një sërë hetimesh paralale në Itali por jo vetëm. Prokurorët e Romës dhe Perugias po merren vetëm me misterin e zhdukjes së tij, ata të Umbrias kanë hapur një çështje për vrasje dhe trafik ndërkombëtar droge, ndërsa në Tiranë po dyshohet për rrëmbim. Një tjetër detaj i çuditshëm, është fakti që të dy telefonat e Pecorellit ende bien. Njëri, me numër italian, është gjetur brenda makinës, ndërsa tjetri ka numër shqiptar. Të dy ende bien, prandaj janë aktivë. Por sigurisht nuk ka asnjë përgjigje.
Kur ndodhi zhdukja e biznesmenit italian?
Biznesmeni Davide Pecorelli, 45-vjeçari Italian i zhdukur prej 8 janarit në Shqipëri kishte hapur një biznes në qytetin e Vlorës, ku objekt ka tregtimin me pakicë të produkteve kozmetike dhe aparaturave të industrisë kozmetike. Biznesi ishte hapur prej datës 19 gusht 2020 në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, dhe ende nuk është e qartë nëse ka filluar ose jo aktiviteti tregtar, por sipas dokumentacionit të qendrës kombëtare të biznesit rezulton të jetë aktiv.
Italiani kishte mbëritur në Shqipëri, me qëllim studimin e tregut të paisjeve kozmetike. Pas mbërritjes në ditët e para të janarit intenerari i tij mësohet se ka qenë Rinas, Vlorë, Shkodër dhe më pas në Pukë, aty ku dhe është gjetur e djegur makina tip “Skoda”, të cilën italiani Pacorelli e kishte marë me qëra në zonën e Rinasit. Ndërkohë asnjë pistë tjetër si ajo e grabitjes me pasojë vrasjen, nuk është përjashtuar nga grupi i hetimit.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– SPAK, (Prokuroria e Posaçme), ka nisur verifikimet për regjistrin me të dhënat personale të qytetarëve, që ndodhet në duart e drejtuesve të ...
Aktualitet12 Prill 2021, 09:41
FIER– Elisabeta Lamaj 30 vjeçe, dhe banuese në Ballsh ka gjetur vdekjen të shtunën në maternitetin e Fierit ku kishte shkuar për të sjelllë në jetë fëmij...
TIRANË– Artistë dhe sportistë të njohur janë bërë bashkë në një video, të postuar sot në rrjetet sociale nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në mbështetje të n...
KRUJË– Vjedhja me armë në një karburnt në Krujë është zbardhur ditën e sotme nga policia. Në pranga kanë rënë dy autorët ndërkohë që janë shpallur në kërki...
TIRANË– Besimtarët myslimanë nga e gjithë bota nisin ditën e nesërme në orën 04:20 muajin e shenjtë të Ramazanit. Këtë vit qytetarët duhet ti përshtaten ku...
DURRËS– Policia ka bllokuar aktivitetin e njësisë administrative në zonën e kënetës. Serjan Mazreku, zyrtari i Bashkisë Durrës ka dhënë dorëheqjen pa...
TIRANË–Pedagogu i njohur Artan Fuga është shprehur kundër restaurimit të monumenteve kulturore, duke thënë se nuk duhen ribërë nga e para. Përmes një shkri...