Politike

Atletet e bardha Philipp Plein për Edi Ramën kapin shifrën marramendëse! Dhurata nga miku i Vuçiç bie ndesh me ligjin

12 Prill 2021, 07:46 Nga DOSJA

TIRANË– Atletet dhuratë të bëra ndaj kryeministri Edi Rama u zbuluan që nuk ishin nga një sipërmarrës nga Berati, të cilën e tha dje në mitingun me të rinjtë e Laprakës.

Mirëpo, siç Dosja.al zbuloi ishin dhuratë nga një mik i Vuçiç dhe jo drejtpërdrejtë nga sipërmarrësi në Berat. Ata ishin nga stilisti Philipp Plein.

Kurioziteti i të gjithëve është se sa kushtojnë atletet dhuratë? Me një kërkim të shpejtë në faqen online të ‘Philipp Plein’ zbulohet se atletet e bardha që tashmë Rama disponon arrijnë shifrën e mbi 500 eurove.

Mirëpo kjo dhuratë e shtrenjtë bie ndesh me ligjin që është përcaktuar për zyrtarët e lartë. Shifra e atleteve të bardha të personalizuara e kalon kufirin e asaj që zyrtarët duhet të marrin si dhuratë.

‘Ligji shqiptar e përcakton kufirin maksimal të vlerës së një dhurate që zyrtarët shqiptarë mund të japin dhe të marrin nga homologët e huaj në 25 mijë lekë.’– thuhet në ligj.

Nëse Rama do ti përdorë atletet e bardha apo do ti vendosë pranë dhuratave të tjerë në kryeministri mbetet për tu parë!

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike aleksander vucic atletet e rames edi rama philipp plein aleksander vucic atletet e rames edi rama philipp plein

Sondazh

Poll

Politike 12 Prill 2021, 07:24

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mbështetur protestën e banorëve në Thirrë të Mirditës të cilët protestuan kundër ndërtimit të një Hec-i që sipas tyre merr ...