Aktualitet

HARTA LIVE/ Temperatura të larta, kthjellime dhe vranësira përgjatë gjithë ditës, si paraqitet moti në orët në vijim

12 Prill 2021, 06:29 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ Temperatura të larta, kthjellime dhe vranësira

TIRANË– Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira mirëpo nuk do të mungojnë dhe temperaturat e larta.

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet dominojne motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur vranësirat bëhen të dukshme në zonat malore, kryesisht në Juglindje të vendit. Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Ultësirën Perëndimore ndersa mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 12 prill 2021 parashikimi i motit 12 prill 2021

Sondazh

Poll