Aktualitet

Kokainë, thikë, kanabis dhe të dehur në timon, prangosen tre persona në Tiranë

12 Prill 2021, 06:02 Nga DOSJA
Kokainë, thikë, kanabis dhe të dehur në timon, prangosen tre

TIRANË– Tre persona janë vënë në pranga gjatë natës së kaluar në Tiranë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se dy persona, me inicialet M. S., 28 vjeç dhe E. P., 23 vjeç, janë vënë në pranga pasi u është gjetur dhe sekuestruar sasi kokaine si dhe një thikë.

Ndërsa një tjetër persona me inicialet D. L.,  34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur

Njoftimi i policisë Tiranë. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: M. S., 28 vjeç dhe E. P., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre në kohë dhe vende të ndryshme nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” shtetasit M. S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, ndërsa shtetasit E. P., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë e ftohtë (thikë). Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L.,  34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.13 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona ne tirane policia e tiranes tirane arrestohen tre persona ne tirane policia e tiranes tirane

Sondazh

Poll