Aktualitet

Nga sot, shqiptarët lëvizin dy orë më shumë për 14 ditë, baret dhe restorantet marrin frymë pas shkurtimit të orës pol

12 Prill 2021, 05:55 Nga DOSJA
Nga sot, shqiptarët lëvizin dy orë më shumë për 14

SHQIPËRI– Duke filluar nga kjo e hënë, Shqipëria do të ketë qarkullim, lëvizje në bare e restorante, edhe dy orë më shumë. Komiteti Teknik ka vendosur që të shkurtojë orën policore me dy orë, duke patur parasysh rënien e numrit të të infektuarve me Covid-19 dhe të fataliteteve.

Kështu, duke filluar që mbrëmjen e sotme dhe në dy javë në vazhdim, do të keni mundësi të qarkulloni lirshëm deri në orën 22:00, ndryshe nga gjashtë javët e mëparshme që ora 20:00 duhet t;’ju gjente të futur në shtëpi.

Edhe bizneset, baret, restorantet dhe jo vetëm, tashmë marrin frymë edhe dy orë më shumë, duke lehtësuar sado pak dëmet apo ngërçin që mund të ketë sjellë kufizimi i orareve për shkak të koronavirusit. Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe.

Vetë Ministrja Ogerta Manastirliu argumentoi se fillimi i muajit të Ramazanit ishte një tjetër arsye që çoi në lehtësimin e masave anti-Covid por këshilloi qytetarët që të vijonin të zbatonin masat e tjera si distancimi social dhe mbajtja e maskave.

Shqipëria është në një fazë më të lehtë të situatës me COVID19. Numri i të shtruarve në spitale ka rënë dhe po ashtu numri i të infektuarve. Dje u shënuan 360 raste të reja dhe 6 viktima, ndërsa edhe vaksinimi po ecën me ritme të shpejta. Deri më tani janë vaksinuar rreth 250 mijë qytetarë përfshirë bluzat e bardha, policët dhe mësuesit.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll