Aktualitet

Dhunoi punonjësin e Policisë Bashkiake, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

12 Prill 2021, 06:01 Nga DOSJA
Dhunoi punonjësin e Policisë Bashkiake, arrestohet 43-vjeçari

TIRANË– Një 43-vjeçar është vënë në pranga pasi ka dhunuar efektivin e Policisë Bashkiake. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 43-vjeçari me inicialet O.M., ka prishur qetësinë publike në rrugën “Abdi Toptani”.

Efektivi i Policisë Bashkiake është afruar tek 43-vjeçari, por ky i fundit e ka dhunuar për shkak të detyrës. Për pasojë, dhunuesi është vënë në pranga. 

Njoftimi i policisë: Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 43 vjeç, pasi në rrugën “Abdi Toptani”, ka prishur qetësinë publike dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Bashkiake.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet 43 vjecari dhunon policin bashkiak arrestohet 43-vjecari 43 vjecari dhunon policin bashkiak arrestohet 43-vjecari

Sondazh

Poll