Aktualitet

FOTOT+EMRAT/ Covid-19 i merr jetën mjekut psikiatër dhe kryekomisarit

10 Prill 2021, 20:13 Nga DOSJA
FOTOT+EMRAT/ Covid-19 i merr jetën mjekut psikiatër dhe kryekomisarit

TIRANË- Covid-19 mes 6 personave të vdekur ditën e sotme i ka marrë jetën edhe një mjeku psikiatër dhe një kryekomisari në policinë e shtetit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se doktor Përparim Pengilin dhe komisar Bedri Dani kanë humbur jetën sot.

Doktor Pengilin ishte mjekë psikiatër në spitalin e Krujës. Në një postim në Facebook, spitali i Krujës ka shkruar se Pengilin ka shërbyer në këtë spital deri në muajish shkurt, ku dhe më pas ka dalë në pension.

Postimi i plotë:

Me hidherim te thelle duam te ndajme me ju lajmin e trishte qe doktor Perparim Pengilin nuk do e kemi me mes nesh. Edhe nje tjeter bluze e bardhe humbi jeten.Sherbeu ne Spital me perkushtim, per te gjithe komunitetin, deri ne muajin shkurt te ketij viti dhe covidi i pabese nuk e lejoi te shijonte pensionin.

Ndërkohë që lajmin për vdekjen e Bedri Danit e ka dhënë shoqata e policisë së shtetit, ku dhe i ka shprehur ngushëllime familjes së kryekomisarit.

“Me dhimbje morëm lajmin për largimin përfundimtar nga kjo jetë të kolegut tonë, Kryekomisar Bedri Dani, si pasojë e këtij virusi vdekjeprurës që ka mbërthyer një botë të tërë. Shprehim nderimet tona për gjithë kontributin e tij të vyer në shërbim të komunitetit dhe vendit në radhët e Policisë së Shtetit, në të gjitha nivelet deri në ato drejtuese. I përcjellim ngushëllimet tona më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe gjithë kolegëve Oficer.Le të lutemi që Kryekomisar Bedriu të prehet në paqe dhe të jetë e paharruar vepra dhe kontributi i tij!”, thuhet në njoftimin e kolegëve të tij.

Gjatë 24 orëve nga Covid kanë humbur jetën 6 persona dhe janë infektuar 360 të tjerë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bedri dani përparim pengilin bedri dani përparim pengilin

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2021, 18:44

TIRANË– Pakot e 143 kilogramëve kokainë që u sekuestruan pasditen e sotme në Portin e Durrësit, nuk kishin vetëm mbishkrime në gjuhën spanjolle. Përve&cced...