Aktualitet

Me foton e Pablo Ecobar mbi të, si u stampua kokaina e sekuestruar në Portin e Durrësit, marketing me fytyrën e narkotrafika

10 Prill 2021, 15:50 Nga DOSJA
Me foton e Pablo Ecobar mbi të, si u stampua kokaina e sekuestruar në

DURRËSDosja.al ka mësuar se droga që erdhi sot nga Ekuadori kishte të stampuar mbi të foton e Pablo Ecobar, narkotrafikantit të njohur kolumbian për lidhjet e tij të forta me kartelet e drogës. Mbi foton e Escobar shkruhet “El viejon” (Plaku) dhe “El mejor” (Më e mira).

Në këtë mënyrë, trafikantët që donin ta shisnin, donin të tregonin se kishin sjellë në treg një kokainë të cilësisë së lartë, për të cilën shquhej edhe Escobar në kohën që trafikonte tonelata me drogë në Kolumbi dhe jo vetëm.

Droga, 200 kg kokainë, u sekuestrua në një konteiner në Portin e Durrësit që kishte për destinacion kompaninë “Masabi fruits” në Kombinat të Tiranës. Konteineri ishte i mbushur me banane dhe vinte nga Ekuadori.

Në polici janë shoqëruar punonjës të kompanisë, ndërsa SPAK ka prerë fletë-arrestet për dy aksionerët, Erion Peti dhe Klejdi Xibraku.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet pablo ecobar sekuestrohen 200 kg kokaine ne portin e durresit pablo ecobar sekuestrohen 200 kg kokaine ne portin e durresit

Sondazh

Poll