Politike

Këshilltarja e Haradinajt i ‘hakërret’ Ramës: Zgjodhe media serbe për të sulmuar fituesin, strategji e dështua

15 Maj 2019, 08:21 Nga DOSJA
Këshilltarja e Haradinajt i ‘hakërret’ Ramës: Zgjodhe

PRISHTINË- Meliza Haradinaj – Stublla, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Rama, pas një interviste të dhënë për PINK TV në Beograd, (Lexo këtu) ku sqaronte deklaratat e tij rreth taksës, të bëra pas Samitit të Berlinit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, këshilltarja e Haradinajt shprehet se “Kryeministri Rama paska zgjedhur një medium serb nga Beogradi TV PINK për të sqaruar deklaratat e tij rreth taksës dhe Kosovës, pas takimit të Berlinit.

Edhe në këtë intervistë, Rama nuk dështon së ritheksuari se taksa qenka klithmë politike që tash e sa kohë ka bllokuar dialogun me Serbinë, dhe e barazvlerëson veten me Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron – duke thënë që bashkë me ta në Berlin ka avokuar për pezullim të taksës…!”.

Sipas saj po tentohet që duke përdorur taksën të sulmohet kryeministri i Kosovës Haradinaj.

“Analogjia që po tentohet – duke përdorë taksën si urë lidhëse për të sulmuar ata që korrën fitore epike kundër idesë së ndarjes/korrigjimit/shkëmbimit – është strategji e dështuar, në kohë të gabuar të historisë”, – shkruan Stublla.

Kryeministri Edi Rama Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median serbe “Pink Tv”, ku edhe ka folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, integrimin në BE dhe prapaskenat e Samitit të Berlinit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama këshilltarja e haradinajt sulmon ramën meliza haradinaj stublla pink tv ramush haradinaj taksa ndaj mallrave serbe edi rama këshilltarja e haradinajt sulmon ramën meliza haradinaj stublla pink tv ramush haradinaj taksa ndaj mallrave serbe

Sondazh

Poll