Politike

Kërcënimi ndaj Borchardt, Duma: S’ka ndodhur asgjë, element të tillë të shtohen

14 Maj 2019, 19:54 Nga DOSJA
Kërcënimi ndaj Borchardt, Duma: S’ka ndodhur asgjë, element

TIRANË– Ish-deputetja Grida Duma ka komentuar sulmin e bërë ndaj banesës së ambasadorit të OSBE-së Bern Borchardt. Shënimet e lëna në banëesën e ambasadorit, Duma i cilësoi si një qëndrim të shkruar.

“Nuk ka ndodhur absolutisht asgjë. Janë disa shënime që kanë vënë një qëndrim. Kaq. Nuk kam komunikuar për ngjarjen me Borchardt. Kishim detyrim të njoftonim ndërkombëtarët për këtë incident,”- tha Duma.

Grida komentoi më tej edhe videon e publikuar ku shiheshin disa të rinj të PD-së dhe LSI-së, mes tyre Marsjan Frroku dhe Frenkli Prengaj të cilët shkruan me bojë në murin ku banon ambasadori. Sipas ish-deputetes, reagime të tilla duhet të shtohen pasi nxjerrin në pah një qëndrim civil ndryshe.

Ata janë disa të rinjtë që nuk u fshehën por shprehën një qëndrim të tyrin civil. Të tilla gjëra na ndodhin të githëve në rrugë. S’ka asgjë këtu. Nëse shtohet është element demokratik,”- u shpreh ish-deputetja.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bern borchardt grida duma kercenimi ndaj ambasadorit te osbe-se kercenimi ndaj borchardt bern borchardt grida duma kercenimi ndaj ambasadorit te osbe-se kercenimi ndaj borchardt

Sondazh

Poll