Politike

Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri: Protestuesit s’janë të egër, pushtetarët tregojnë hipokrizi maksimale

15 Maj 2019, 07:08 Nga DOSJA
Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri: Protestuesit s’janë

Tiranë- Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosje në vendin tonë, Boiken Abazi ka deklaruar së fundmi se protestuesit në Tiranë nuk janë të egër dhe as të pa-civilizuar. Sipas tij pushtetarët në vendin tonë po bëjnë kolonizim të brendshëm duke sjellë sipas tij  steriotipe raciste mbi prejardhjen gjeografike të shqiptarëve.

“Kush dënon dhunën e protestuesve pa dënuar një herë dhunën e kolonizimit të brendshëm që pushtetarët i kanë bërë Shqipërisë, tregon cinizëm dhe hipokrizi maksimale.”, shprehet ai.

Ende vijon ngërçi politik në vend. Rama shfaqet i vendosur se vendi do të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nga ana tjetër opozita e bashkuar vijon me protestat dhe kërkon rrëzimin e qeverisë Rama.

Reagimi i plotë:

Qytetarët protestues në Tiranë nuk janë as “të egër” e as “të pacivilizuar”. Këto janë etiketa të hedhura nga njerëz të zhytur në mendësi kolonizatore. Këto janë terma që shovinistët serbë kanë përdorur e përdorin ndaj shqiptarëve edhe sot, me pretendimin se po na pushtojnë që të na “civilizojnë”. M.q.s pushtetarët në Shqipëri nuk patën ndonjë projekt apo takat për kolonizim të jashtëm, i janë futur prej vitesh kolonizimit të brendshëm të Shqipërisë, duke ngritur steriotipe raciste mbi prejardhjen gjeografike të shqiptarëve, duke i përdorur burimet natyrore të shqiptarëve vetëm si lëndë e parë që nxirret jashtë vendit, duke jetuar nëpër lagje luksoze të ndara me gardhe nga pjesa tjetër e popullit, duke grumbulluar gjithë kapitalin në duart e pak njerëzve, e duke shkelur mbi çdo interes publik e kombëtar. Ky është kolonizimi i brendshëm i Shqipërisë, prej atyre me pushtet që pretendojnë civilizim. Kush dënon dhunën e protestuesëve pa dënuar një herë dhunën e kolonizimit të brendshëm që pushtetarët i kanë bërë Shqipërisë, tregon cinizëm dhe hipokrizi maksimale.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike boiken abazi edi rama ngërçi politk protestat e opozites boiken abazi edi rama ngërçi politk protestat e opozites

Sondazh

Poll