Politike

Basha e Kryemadhi largohen nga Shqipëria për tu takuar me ndërkombëtarët. A do protestojë këtë javë opozita?

14 Maj 2019, 20:40 Nga DOSJA
Basha e Kryemadhi largohen nga Shqipëria për tu takuar me

TIRANË- Kriza politike në vend ka arritur kulmin. Pas përshkallëzimit të protestave, liderët politikë rritën dhe retorikën e tyre. Në lojë u futën dhe ndërkombëtarët. Lulzim Basha sot një takim me gazetarët tha se ai ka pasur një komunikim shterues me ndërkombëtarët.

Po sot në zyrën e kreut të PD, ka shkuar dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Norman Duncan dhe mësohet se biseda është fokusuar tek kriza politike. Por komunikimi i opozitës me ndërkombëtarët ka qenë dhe më herët, por vetëm tani është intensifikuar dhe po bëhet dhe sy më sy.

Dosja.al mëson se të dy liderët e opozitës do të kenë takime me të huajt, jo në Shqipëri, por në vendet e tyre. Pas udhëtimit të Monika Kryemadhit në SHBA, ku që prej ditës së djeshme po zhvillon takime. Mësohet se nesër do të niset për një udhëtim në Londër dhe Lulzim Basha.

Ndonëse ikja e tyre u bë në kohë të ndryshme, kthimi do të jetë i sinkronizuar. Sipas informacioneve të sigurura nga Dosja.al mësohet se dy liderët e opozitës do të kthehen sërish në Tiranë të dielën.

Këto ditë do të jenë ditë reflektimi për opozitën dhe mendohet se nuk do të ketë as protesta. Nuk dihen me çfarë vendimesh do të kthehet Basha dhe Kryemadhi, por siç shihet nga deklaratat e tyre ata janë të patërhequr nga beteja që kanë nisur pak muaj më parë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne britani kryemadhi ne shba lulzim basha monika kryemadhi ndekombetaret basha ne britani kryemadhi ne shba lulzim basha monika kryemadhi ndekombetaret

Sondazh

Poll