Politike

Hapja e negociatave, Komisioneri Hahn: Shpresoj që BE të ketë një vendim pozitiv për Shqipërinë

15 Maj 2019, 07:51 Nga DOSJA
Hapja e negociatave, Komisioneri Hahn: Shpresoj që BE të ketë

BRUKSEL- Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se pret që BE-ja të vendosë para verës nëse do t’i hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Hanh ka thënë se “Reforma në Drejtësi në Shqipëri duhet të shpërblehet”, duke shtuar se “pret që BE-ja të vendosë para verës nëse do t’i hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Ai ka thënë se pret rekomandim pozitiv në raportin e 29 majit, ndërkohë, pyetur për kërkesën e Holandës për pezullimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë, Hahn theksoi se nuk ka nisma nga vendet anëtarë për të ndërmarrë këtë nismë.

Me tej, Hahn deklaroi se Komisioni Europian po përpiqet të marrë dritën e gjelbër të Këshillit Europian për çeljen e negociatave.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike celja e negociatave johanes hahn negociatat shqiperi-be vendimi i be celja e negociatave johanes hahn negociatat shqiperi-be vendimi i be

Sondazh

Poll