Politike

“Do jetë luftë!” Rama zbardh bisedën me Bashën në Këshillin e Sigurisë: Mos ia fut si kau pelës, do të të vëmë n

8 Prill 2021, 20:16 Nga DOSJA
“Do jetë luftë!” Rama zbardh bisedën me Bashën

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zbardhur një bisedë që ka bërë me kryedemokratin Lulzim Basha në takimin e zhvilluar në kuadër të Këshillit të Sigurisë. 

I ftuar në ‘Log”, Rama tha se i ka thënë Bashës që nëse dëshiron vërtet të investojë do të ketë një luftë. Kreu i qeverisë shtoi më tej se i ka thënë gjithashtu Bashës që të mos dalë të flasë për vjedhje gjithandej por tu drejtohet institucioneve për informacione.

“Ne kemi pasur një takim një apo dy me Lulzim Bashën dhe Ilir Metën në këshillin e sigurisë që u përdor si platformë komunikimi. I kam thënë Bashës disa herë ti do të bësh politikë, apo do të kontribuosh vërtet se është legjitime të bësh politikë. Por nëse do të kontribuosh vërtetë atëherë kjo është luftë dhe të garantojmë se për çdo informacion që ke të të vëmë në dispozicion informacionet që ne kemi. Dhe nëse ballafaqimi i informacionit që në kemi dhe pasi merr të gjithë shpjegimin tonë të rezulton se përsëri, por mos dil thuaj u vodh u vodh dhe ia fut si kau pelës. Ju vura në dispozicion opozitës që tu japim të gjitha sqarimet tona dhe nëse nuk ju bindin i thoni. Por të rrish në kohë pandemie dhe të mbjellësh pasiguri gjithë kohën është kriminale. Është një kriminalitet që vjen nga mungesa e karakterit dhe i paformimit,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll