“Kur të iki unë bëji këto!” Rama i ndërpret fjalën gazetarit: Në syrin tim kështu…
8 Prill 2021, 20:06Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka ndërprerë fjalën gazetarit Endri Xhafo i cili po bënte konkluzionet e pjesës së parë të emisionin “Log”, ku kishte të ftuar kreun e qeverisë.
Ndërkohë që Xhafo po shpjegonte për çfarë folën, Rama i tha të mos i bënte këto gjëra në syrin e tij, por kur të ikte ai.
Pjesë nga biseda:
Endri Xhafo: Të nderuar teleshikues, do kalojmë në një hapësirë publicitare. Folëm për procesin e vaksinimit dhe ardhjen e vaksinave, kujtojmë këtu që Donald Trump i humbi zgjedhjet për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë, pavarësisht projekteve të mëdha ekonomike. Për këtë arsye…
Edi Rama: Po çfarë bën kështu..?
Endri Xhafo: Po bëj disa konkluzione për publikun…
Edi Rama: Po këto bëji kur të iki unë, jo në syrin tim. Në syrin tim do i bësh konkluzionet ti?
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha thënë se kur të vendoset si Kryeministër nuk ka për ta përdorur asnjëherë pandeminë dhe vaksinat për propagandë. Në një ...
TIRANË- Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në NeWs24 ka treguar 3 detyrat që do të bëjë në qeveri për procesin e v...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se komania që është distributore e vaksinave kineze në Turqi me të cilën ka bërë edhe kontratën u kishte vën...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, foli për vaksinat dhe pandeminë në tërësi.Ai t...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka debatuar me analistin Skënder Minxhozi për shkak të fushatave elektorale. I ftuar në “Real Story”,Minxhozi e ka akuza...