Politike

Meta: Mbështes Bashën, faturat e krijuara nga humbja e proceseve gjyqësorë në Gjykatat Ndërkombëtare të paguhen nga pers

8 Prill 2021, 20:11 Nga DOSJA
Meta: Mbështes Bashën, faturat e krijuara nga humbja e proceseve

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mbështetur propozimin e kryedemokratit Lulzim Basha për pagesën e gjobës së Francesco Bechettit. I ftuar në “Çim peka Live”, Meta tha se është shumë dakort që gjoba të paguhet nga ata që e kanë shkaktuar.

Unë nuk besoj të bojkoti i proceseve në demokraci, nuk jam naiv që të besoj që demokracia shkon në mënyrë perfekte ne vendin tone. Çdo ditë duhet të luftosh për demokracinë, për të drejtat dhe liritë e çdo qytetari. Rasti Becchetti ka qenë një hakmarrje e pastër sepse ka qenë një stacion kritik ndaj Qeverise. Unë nuk mund të them që ka një marrëveshje, por mund të them që ka nisur si një hakmarrje, si një përpjekje për të shtypur, për të mbajtur në trysni, për të mbajtur në presion një media të caktuar.

Kam krijuar bindjen time se, çështjet e humbura në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar nga ana e shtetit shqiptar, është kthyer në çështje të biznesit të pamëshirshëm, duke përfituar të dyja krahët. Kemi vërejtur se prishjet e kontratave kanë lënë një gjë shumë të frikshme, kjo e tregon nga mungesa e provave të mbrojtjes që ka bërë pala shqiptare atje. Mbështes propozimin e kryetarit të Opozitës, që faturat e krijuara nga humbja e proceseve gjyqësorë në Gjykatat Ndërkombëtare të paguhen nga personat përgjegjës,”- tha Meta ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll