Aktualitet

Arrestohet biznesmeni shqiptar në Zvicër, i kishte shtetit 12 milionë franga borxh (Detajet)

15 Maj 2019, 06:49 Nga DOSJA
Arrestohet biznesmeni shqiptar në Zvicër, i kishte shtetit 12

ZVICËR- Një biznesmen shqiptar në Zviçër ka rënë në prangat e Policisë pasi dyshohet se i ka shtetit më shumë se 12 milionë franga borxh. Herolind K., nga prodhuesi makinash, u bë sipërmarrës i njohur në internet dhe tani dyshohet se në biznesin e tij me monedha digjitale ka mashtruar klientët duke u marrë miliona euro.

Atë e ka raportuar te organet e rendit një biznesmen i njohur në Zvicër, i cili thuhet se kishte investuar shuma të mëdha në kompaninë e shqiptarit, bëjnë me dije mediat vendase. Prokuroria ka njoftuar se për 29-vjeçarin kanë caktuar masën e paraburgimit, derisa si të dalë para gjykatës për tu njohur me akuzat.

Siç shpjegon zyra e prokurorit publik të Thurgaut, kompania LOOK dyshohet për mashtrime të shumëfishta që i kanë konsideruar profesionale. Sipas zëdhënësit Macro Breu, këtë rast është duke e hetuar departamenti për rastet penale ekonomike dhe krim të organizuar, ndërkaq, shqiptarit iu është caktuar masa e paraburgimit.

Herolind K, sipas mediave zvicerane raportohet se ka pasion makinat luksoze dhe orët e shtrenjta. Ai kishte zhvendosur zyrat e kompanisë së tij nga Cyrihu në një zonë të thellë të Thurgaut.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akzuar per mashtrim biznesmeni shqiptar herolind k. shqiptari ne zvicer akzuar per mashtrim biznesmeni shqiptar herolind k. shqiptari ne zvicer

Sondazh

Poll