Aktualitet

Aksidenti tragjik në Kavajë, dëshmitarët: Ishte me shpejtësi, i mori përpara

14 Maj 2019, 20:50 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik në Kavajë, dëshmitarët: Ishte me

KAVAJË- Dëshmitarë nga vendngjarja kanë treguar detaje rreth aksidentit që i mori jetën nënës së dy vajzave, Lumturie Demrozit dhe një të riu të identifikuar si Gentian Belba, në Kavajë.

Ata shprehen se brenda në automjetin, i cili shkaktoi aksidentin, po udhëtonin tre të rinj, me një shpejtësi tej normave të lejuara.

“Ishte me shpejtësi të lartë, tej normave të lejuara. I mori përpara,”– mësohet të jenë shprehur dëshmitarët.

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme,e në dalje të qytetit të Kavajës teksa një automjet që po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara ka përplasur një grua që po ecte në trotuar bashkë me dy vajzat e saj.

Për pasojë, ka humbur jetën nëna e dy vajzave, Lumturie Demrozi, dhe një nga pasagjerët që po udhëtonte në automjetin tip Benz.

Viktima e dytë është identifikuar si Gentian Belba.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rende ne kavaje gentian belba kavaje lumturie demrozi vdes nena e dy vajzave aksident i rende ne kavaje gentian belba kavaje lumturie demrozi vdes nena e dy vajzave

Sondazh

Poll