Aktualitet

Paralajmërimi i ambientalistit Ferruni: Do të mbyllen shumë inceneratorë, ja çfarë parashikon BE

15 Maj 2019, 06:42 Nga DOSJA
Paralajmërimi i ambientalistit Ferruni: Do të mbyllen shumë

TIRANË- Ambientalisti Lavdosh Ferruni, bën me dije se një takim në Bruksel i zhvilluar një ditë më parë me temë: “Mështetja e negociatave në Mjedis”, do të mbyllen shumë inceneratorë.

Sipas tij kjo do të vijë për shkak se direktiva e Bashkimit Europian përcakton se inceneratorët duhet të riciklojnë 65%, por në vendin tonë inceneratorët që po ndërtohen djegin 100% dhe riciklimi është 0%

“Duke ndjekur takimin live ne Brussels “Mbeshtetja e negociatave ne Mjedis, ch 27, per Shqiperi dhe Maqedoni. Nje detaj: Po mbyllen shume incineratore, pasi direktiva e BE percakton 65% riciklim. Ne ne Shqiperi po ndertojme incineratore qe djegin 100% te mbetjeve dhe 0% riciklim”, shkruan Ferruni.

Në Shqipëri janë fituar tenderat për ndërtimin e disa Inceneratrëve si në Fier, Elbasan e Tiranë. Opozita ka hedhur një lumë akuzash ndaj qeverisë, ndërsa banorët kanë protestuar kundër ndërtimit të tyre. Ata pretendojnë se me ndërtimin dhe vënien në funksion të inceneratorëve do të kenë probleme me bujqësinë. Po ashtu ka pretendime për shkak të pronësisë dhe masës së dëmshpërblimit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet inceneratorët lavdosh ferruni mbyljja e inceneratorëve inceneratorët lavdosh ferruni mbyljja e inceneratorëve

Sondazh

Poll