Aktualitet

Pyetet për djalin që aksidentoi, Mira Kazhani përlotet: E ka kaluar periudhën e krizës, ende më prek

14 Maj 2019, 19:14 Nga DOSJA
Pyetet për djalin që aksidentoi, Mira Kazhani përlotet: E ka

TIRANË– Gazetarja Mira Kazhani ka folur për të riun që aksidentoi para reeth një muaji. E fuat në emisionin “Dritare”, Kazhani është pyetur në lidhje me 17-vjeçarin, për të cilin informacionet më të fundit ishin se ndodhej në gjendje kome.

“E ka kaluar gjendej delikate dhe krizën. S’ma mori mednja se do të më pyesje. E kam përjetuar këtë ngjarje si gazetare, si vajzë më vjen shumë keq që realisht ende më prek. E them sinqerisht që sulmet dhe spektakli politik nuk më pa prekur. Por unë kisha merak për jetën e atij djali, unë kam qenë e lumtur ditën që ai doli nga reaminacioni.

Dita ime më e lumtur ishte ditë e premte kur ai doli nga gjendja e komas. Isha së bashku me drejtorin e spitalit. Thashë e premte, tashmë kam fillaur të besoj,”– tha gazetarja Kazhani.

Mira Kazhani aksidentoi shumë rëndë një 17-vjeçar më datë 7-prill në autostradën Tiranë-Durrës.  Kjo ngjarje u raportua si një aksident rutinë, ku thuhej se gazetarja Mira Kazhani është përfshirë në një aksident ku një i moshuar 76 vjeç kishte mbetur i plagosur.

Por faqet më aktive si ajo e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe JOQ, nisën të publikonin mesazhe dhe denoncime nga të afërm dhe miq të të aksidentuarit.

I moshuari 76-vjeçar, rezultoi të ishte një 17-vjeçar me emrin Nertil Pëllumbi, i cili ishte në gjendje kome dhe po luftonte për jetën në Spitalin Ushatarak dhe ishte shpërfytyruar tërësisht nga përplasja.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti i kazhanit mira kazhani aksidenti i kazhanit mira kazhani

Sondazh

Poll