Aktualitet

Humb jetën në ditën e lindjes 24-vjeçari, shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti në Kavajë(FOTO+EMRA)

15 Maj 2019, 05:15 Nga DOSJA
Humb jetën në ditën e lindjes 24-vjeçari, shkon në

Kavajë-Nga aksidenti i rëndë që ndodhi në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë mbrëmjen e djeshme në orën 22:30, ka shkuar në 3 numri i viktimave. Viktima i tretë është drejtuesi i mjetit tip “Benz” me targë  AA 615 VO , Vilson Cara, 24-vjeç. Dy viktimat e tjerë janë Lumturie Demrozi, 46 vjeçe dhe njëri nga pasagjerët, Gentjan Belba, 23 vjeç. Theksojmë se Vilson Cara kishte sot ditëlindjen dhe do të mbushte 24-vjeç. Dyshohet se të rinjtë kishin dalë për të festuar ditëlindjen e Carës, por ndodhi aksidenti.

Si ndodhi aksidenti?

Dosja.al mëson se një makinë e marrë me qira, ku po udhëtonin tre të rinj u përplas me tabelën e një karburanti, ku aty ndodhej edhe viktima Lumturie Dombrozi, bashkë me vajzëat e saj. 48-vjeçarja dhe vajzat e saj ishin duke kaluar rrugën në momentin që ndodhi akisdenti. Dëshmitarët nga vendngjarja tregojnë si Benzi ka dalë nga rruga dhe mori përpara këmbësorët.

Mësohet gjithashtu se automjeti që shkaktoi përplasjen fatale për nënën e dy vajzave dhe të riun, po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa shpejtësia dhe lagështira dyshohet se shkaktuan aksidentin e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, drejtuesi i mjetit tip Benz ( marrë me qera), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.

Për pasojë mjeti ka goditur këmbësoret,, ku shtetasja L.D rreth 46 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.

Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi G.B, rreth 23 vjeç. Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti në kavajë gentijan beleba humb jetën vilson cara lumturie demrozi makina perplas kembesoret aksidenti në kavajë gentijan beleba humb jetën vilson cara lumturie demrozi makina perplas kembesoret

Sondazh

Poll