Aktualitet

Ngjela sherr me zv.ministrin për Borchardt: Flet pa fakte, nuk ke eksperiencë. Hodaj: Kujdes me fjalët avokat

14 Maj 2019, 19:35 Nga DOSJA
Ngjela sherr me zv.ministrin për Borchardt: Flet pa fakte, nuk ke

TIRANË– Avokati Spartak Ngjela ka komentuar deklaratën e zv.ministrit Julian Hodaj në lidhje me kërcënimet e bëra ndaj ambasadorit të OSBE-së, Bern Borchardt.

Në një lidhje në emisionin “Dritare”, Hodaj u shpreh se incidenti me ambasadori e OSBE-SË është diçka që ndodh rrallë dhe se dihet se kush janë autorët.

Ngjela shprehet se një zv.ministër nuk mund të flasë pa fakte dhe nëse ka prova që Borchardt është kërcënuar, atëherë sipas avokatit, autorët duhet të ndëshkohen.

Kam bërë vetë 6-7 fushata me mijëra njerëz. Gjuha e përdorur në fushatë është shumë e ngatërruar. Në rradhën e parë qëndrojnë ata që bërtasin dhe janë si tifozët anglezë, që rezultatin e marrin vesh kur shkojnë në shtëpi.

Por ti nuk do të punosh për ta. Gjuha e tifozëve politikë nuk merret seriozisht. Kështu sip o ngrihet problem është në dëm të ambasadorit.

Ky kërcënim është edhe faji i qeverisë,”– tha Ngjela ndër të tjera.

Më pas filluan edhe replikat mes tyre

Hodaj: Problemi këtu është se po sulmohet një ambasadë me demek se ambasadorët nuk përfaqësojnë organizatën. Sulmi është një sulm direkt ndaj organizatës dhe në mos nuk i kanë urdhëruar, i kanë frymëzuar. Dje u deshën një mori deklaratash që PD të rishikonte pozicionin e saj.

Ngjela: Nuk mund të flasë zv/ministri me opinion. E ja të ndaluar, por ti nuk ke eksperiencë. Vazhdo lojën dhe fol me fakt.

Hodaj: Ekperiencë besoj se kam më shumë se ju avokat. Kam bërë më shumë gjyqe, kam edhe më shumë eksperiencë. Edhe anekdotat kur t’i tregoj nuk i tregoj gabim.

Ngjela: Ruaju nga fakti se je zv/ministër.

Hodaj: Faktin e pe se ishte i regjistruar gjithandej. I pe, erdhën edhe në derën e shtëpisë.

Kujtojmë se ndërsa opozita protestonte më 11 maj kundër qeverisë, Borchardt bëri thirrje kundër përdorimit të çdolloj dhune. Pas kësaj thirrje persona të paidentifikuar kanë shkruajtur në muret në hyrje të banesës së ambasadorit, “Borchardt shame on you” (Borchardt, turp për ty). 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasadori i osbe ne tirane bernd borchardt julian hodaj kercenimi ndaj ambasadorit spartak ngjela ambasadori i osbe ne tirane bernd borchardt julian hodaj kercenimi ndaj ambasadorit spartak ngjela

Sondazh

Poll