Sport

Në kulmin e krizës/ Tirana kërkon “jackpot-in”, pas Muçit klubi bardheblu kërkon të shesë për 500 mijë euro…

8 Prill 2021, 09:37 Nga DOSJA
Në kulmin e krizës/ Tirana kërkon “jackpot-in”, pas

TIRANË– Klubi i Tiranës është një “minierë ari” sa i përket talentëve që ka prodhuar në gjithë këto vite. I fundit që u shit ishte Ernest Muçi për 500 mijë euro te Legia e Varshavës në Poloni. Drejtuesit tani po “fërkojnë duart” dhe mësohet se një tjetër që pritet të largohet me shifra të konsiderueshme është mbrojtësi Marsel Ismajlgeci.

Ai ka shënuar në dy ndeshjet e fundit me fanellën e bardhebluve dhe në numrin e sotëm të “Panorama Sport” flitej edhe për një ofertë nga Belgjika. Cercle Bruge është klubi që interesohet për mbrojtësin e majtë.

Oferta për 21-vjeçarin shkon në 350 mijë euro, por presidenti i klubit, Refik Halili kërkon të paktën 500 mijë euro për të shitur lojtarin. Megjithatë pritet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ismajlgeci tirana ismajlgeci tirana

Sondazh

Poll

Sport 7 Prill 2021, 15:52

Erkand Qerimaj, i treti në Europianin e Moskës

RUSI – Erkand Qerimaj ka mbyllur garën e tij në baterinë B në Europianin e Moskës me një rezultat në dygarësh 336 kg, që e renditi atë në vendin e tretë n...