Politike

Greva në Rinas, Rama kërcënon sërish: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Kush nuk ktheh

7 Prill 2021, 18:26 Nga DOSJA
Greva në Rinas, Rama kërcënon sërish: Ndahuni nga ata

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vijuar kërcënimet për kontrollorët e Albcontrol të cilët që nga mëngjesi i sotëm kanë braktisur punën dhe për pasojë në aeroportin e Rinasit janë anuluar fluturimet. Në një status në Twitter, Rama u ka bërë apel kontrollorëve që të ndahen nga organizatorët.

Kreu i qeverisë shton më tej se kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol.

“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”- shkruan Rama.

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

Në letrën e publikuar nga Dosja.al të nënshkruar nga punonjësit thuhej se ata kanë nevojë për një periudhë tre ose katër ditore rikuperimi pasi ndihen të lodhur dhe të stresuar nga mungesa financiare për shkak të pandemisë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama protesta e kontrolloreve ne rinas edi rama protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll

Politike 7 Prill 2021, 17:51

TIRANË– Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje ministres Belinda Balluku, kryeministrit Edi Rama, përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe të Ambasadës së S...