Politike

Rama ngre tonet nga Tepelena: Punonjësit e Albcontrollit të kthehen në punë, marifetçiu Beçheti, Saliu dhe Ilir do marrin

7 Prill 2021, 14:20 Nga DOSJA
Rama ngre tonet nga Tepelena: Punonjësit e Albcontrollit të kthehen

TEPELENË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje kontrollorëve të AlbControl që të kthehen në punë. I pranishëm në një takim elektoral në Tepelenë, Rama shfrytëzoi minutazhin që foli dhe u bëri thirrje punonjësve që janë futur në grevë nga mëngjesi i sotëm që të punojnë dhe të mos e marrin peng aeroportin. Kreu i qeverisë tha se vendi ka nevojë që të vijojë me vaksinimin masiv në vend, por në këto kushte nuk mund të bëhet pasi është bllokuar ardhja e vaksinave në vend.

Rama ka sfiduar sërish biznesmenin Francesco Becchetti. I pranishëm në një takim elektoral në Tepelenë, Rama tha se Becchetti, të cilin e quajti marifetçi, Sali Berisha dhe Ilir Meta, do të marrin atë që nuk thuhet e nuk hahet, duke nënkuptuar këtu fjalën jashtëqitje.

Ai shtoi se mund të jetë aeroporti i Kukësit, gjëja që ka acaruar Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe sipas tij i ka shtyë Metën dhe Berishën të organizojnë grevën në Rinas.

Rama ka sulmuar sërish Opozitën. I ndodhur në Tepelenë, Rama tha se populli nuk është ai që ka lajthitur që para tetë vitesh kargoi këta të Opozitës dhe solli Partinë Socialiste në qeverisje. Në fund, kreu i qeverisë ka ngacmuar kryedemokratin Lulzim Basha. I pranishëm në Tepelenë, Rama tha se dhëndurrët në atë zonë, siç edhe i kishte thënë Tërmet Peçi, mbahet për ujë. Me humor, kryeministri shtoi se ka edhe më keq, duke përmendur këtu edhe emrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll