Politike

Fratari me bizneset: Sipërmarrësi nuk do mëshirë, por konkurencë të drejtë dhe zbatim të ligjit

7 Prill 2021, 13:33 Nga DOSJA
Fratari me bizneset: Sipërmarrësi nuk do mëshirë, por

TIRANË– Kandidatja e PD për zgjedhjet e 25 prillit, Lediana Fratari zhvilloi ditën e sotme një takim me përfaqësues të Konfindustria.

‘Një nga kauzat e mia në politikë është mbështetja e sipërmarrjes së ndershme. Ndaj bisedova sot me Konfindustria, një prej organizatave më të mëdha dhe më serioze të biznesit në Shqipëri. Drejtori Ekzekutiv i saj, kërkoi dëgjimin e zërit të sipërmarrësve në vendimmarrje dhe vecanërisht në procesin e hartimit të ligjeve. Inxhinierët kërkojnë krijimin e “Urdhërit të Inxhinierit”, një status që do të zyrtarizojë edhe inxhinierin si profesionist, ashtu si është rregulluar ky profesion edhe në vendet e tjera. Eksportuesit kërkojnë mbështeje për të dërguar prodhimet e tyre në tregjet e huaja.

Dëgjova dhe mbajta shënine. Duhet të mbështesim praktikën e bursës, si përcaktues të cmimit ne treg. Duhet të mbështesin ekportet dhe turizmin. Duhet të certifikojmë prodhimet tona me standardet europiane për të depërtuar në treget e huaja. Duhet të sigurojmë një mjedis të sigurtë ligjor dhe fiskal që investitorët, vendas dhe të huaj, të kenë siguri për të financuar projekte të mëdha. Duhet të garantojmë transparencë maksimale që ligjet të bëhen për të mbështetur komunitetin e biznesit, dhe jo të bëhen ligje nominale për një sipërmarrës të caktuar. Unë jam e vendosur të jem zëri i këtij komuniteti, sepse unë nuk e shikoj biznesin si një lopë të ciliën shteti vetëm duhet ta mjekë, por e shkoj si kalin që tërheq karrocën e ekonomisë kombëtare.‘- ka thënë ajo.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021 lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll