Bota

Shifra alarmante në Greqi, numri i të inturbuarve mund të shkojë në 1 mijë për Pashkë

7 Prill 2021, 10:09 Nga DOSJA
Shifra alarmante në Greqi, numri i të inturbuarve mund të

GREQI- Greqia po përgatit skenaret për një hapje graduale të vendit, por rastet e fundit duket se e bëjnë gati të pamundur këtë lëvizje.

Vetëm 24 orët e fundit u regjistruan 4,309 raste pozitive me një numër rekord testesh ku u bënë gati 76 mijë.

Sipas protothemës, problematike mbetet Atika ku janë 2,454 të shtruar nga të cilët 398 ndodhen në intubim.

Profesori i Sëmundjeve Infektive, Sotiris Tsiodras gjatë fjalës së tij në Akademinë e Athinës në “PANDEMIA SARS-CoV-2: Shkenca që shoqëron e vërteta “, tha se në këto ritme numri i të intubuarve mund të shkojë në 1,000 persona në Maj nëse indeksi i riprodhimit RT, rritet në 1.1 nga 0.97 që ishte. Nëse indeksi RT mbahet në 1, mund të ketë një stabilizim në rreth 700 të intubuar dhe nëse bie pak, në 0.8, atëherë numri mund të bjerë më tej, duke arritur 200.

 “Kur filloni me 1.000 pacientë dhe keni një R në 1.1, ju arrini 25,000 pacientë brenda një muaji ,  tha Z. Tsiodras

Të gjitha këto luhatje të vogla në transmetim dhe indeksi Rt mund të sjellin ndryshime të mëdha në treguesit e vështirë të studiuar nga ekspertët .Ai kujtoi faktin që indeksi Rt është mbajtur në 1 ose edhe pak më poshtë njësisë, falë masave kufizuese të zbatuara në vend.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi sotiris tsiodras koronavirusi në greqi sotiris tsiodras

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2021, 09:54

FOTO/ Simbolika e fustanit të Vjosa Osmanit

KOSOVË- Dy ditë nga marrja e detyrës më të re si Presidente e Kosoves, Vjosa Osmani bëri dje betimin në një ceremoni të mbajtur më pak pjesëmarrës si pasoj...