Bota

E mbijetuara e tragjedisë së Titanikut publikon letrën prekëse

7 Prill 2021, 09:35 Nga DOSJA
E mbijetuara e tragjedisë së Titanikut publikon letrën

NEW YORK-Ka bërë xhiron e mediat të huaja, letra e një pasagjereje të mbijetuar  të anijes më famëkeqe në histori.

Letra përshkruan ndjesitë dhe frikën së rese, asokohe 26 vjeçe, fill pas tragjedisë. Letra i drejtohej të atit dhe ishte 5 faqe e gjatë. Ndër të tjera, Marion tregonte në letër mënyrën sesi arriti të mbijetonte tragjedisë.

“Ishte e tmerrshme, unë nuk mendoj se do ta harroj kurrë. Unë pash turmat e njërzve kur ajo u copëzua dhe po fundosej me britmat  e mijëra njerëzve  në  bord.”

Ajo ishte në kabinën e saj kur anija u godit me ajsbergun në Atlantikun verior.

“Unë kam qënë në shtrat rreth 10 minuta kur dëgjova një përplasje të tmerrshme e cila e cila tronditi gjithë anijen dhe motori ndaloi. Vesha fustanin tim dhe një pallto të trashë, takova mikun tim dhe shkuam ne kuvertë për të gjetur arsyen e tronditjes.”

Marion në letër nuk kalon pa përmendur mikun nga qyteti i saj i lindjes Yeovil, Somerset, Dr. Alfred Pain te cilin e takoi rastësisht ne bord por ishte ky i fundit që i shpetoi jetën duke e hipur në një varkë shpëtimi. Fatkeqësisht, ai ishte një nga ata që vdiq atë natë.

“Zemra ime shkon për të gjithë ata që janë mbytur.Alfredi ishte njeri kaq i mirë. Ai më shpëtoi jetën.” u shpreh ajo.

Letra e Wright u mbajt nga familjarët e saj asaj kohe dhe sot do të shitet në ankand, në 17 prill nga Henry Aldridge & Son of Devizes, Wilts dhe pritet që ajo të arrije vlerën 6000 paund. Marion Wright vdiq në Oregon në 1965 në moshën 80 vjeçe.

(o.l./dosja/al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota #letra e te mbijetuares #marionwright titanik #letra e te mbijetuares #marionwright titanik

Sondazh

Poll