Bota

Ngjarje e rëndë në Kosovë, vritet 15 vjeçari dhe plagoset babai i tij pas një konfilti pronësie me fqinjët

7 Prill 2021, 09:11 Nga DOSJA
Ngjarje e rëndë në Kosovë, vritet 15 vjeçari dhe

KOSOVË– Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Gradicë të Drenasit ku një 15-vjeçar u vra ndërsa babai i tij u plagos pas një mosmarrëveshje me fqinjët e tyre.

Ata shkuan në pyll për dru, por kjo rezultoi fatale për A. Muja, 15 vjeç, që mbeti i vdekur dhe babain e tij Bekim Muja që u plagos.

Sipas T7, ngjarja ndodhi në malin e fshatit Gradicë, kur dy persona të armatosur që janë nga i njëjti fshat, qëlluan në drejtim të dy personave, babë e bir. 15-vjeçari që mbeti i vdekur, është djali i vetëm i familjes, kurse baba i tij është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në QKUK.

Edhe pse jozyrtarisht dyshohet se pikërisht një pronë është arsyeja pse ndodhi konflikti në mes të dy familjeve Bardiqi e Muja nga Gradinca e Drenasit.

Ndërkohë zija ka kapluar familjen Muja. Të afërm dhe bashkëfshatarë u panë tek vizitonin familjen që humbi djalin e tyre. Familjarët të shokuar nga rasti, nuk pranuan të flasin para kamerës, ndërkohë fqinjët që ishin aty thanë se nuk i dinë motivet që çuan deri te ky akt.

Jo larg nga familja e viktimës, është shtëpia e atij që dyshohet se ka kryer këtë krim. Shtëpia e familjes Bardiqi ishte e mbyllur. Aty qëndronte vetëm një patrullë e policisë.

Ndërkohë këtë rast si vrasje të rëndë e ka cilësuar Policia e Kosovës e cila ka njoftuar se Xhafer Bardiqi i  dyshuar për rastin është dorëzuar në polici. Më pas edhe djali i tij 19 vjecar është vetë dorëzuar.

Me këtë rast që po cilësohet si vrasje e rëndë po merret edhe Prokuroria e Kosovës e cila është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora bekim muja drenasi kosove bekim muja drenasi kosove

Sondazh

Poll