Bota

AAK i kërkon Albena Reshitajt që ta dorëzojë mandatin e saj pasi votoi Vjosa Osmanin për presidente të Kosovës

7 Prill 2021, 08:45 Nga DOSJA
AAK i kërkon Albena Reshitajt që ta dorëzojë mandatin e saj

KOSOVË- Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kritikuar mënyrën e zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës duke thënë se u bë me pazare.

Ai i ka quajtur të pafytyrë politikë ata deputetë që dolën kundër vendimeve të partive të tyre dhe i akuzoi se tradhtuan votat e tyre.

“Siç e kemi parë janë bërë pazare me deputetë. Si AAK kemi pasë kandidatin tonë për president dhe qëndrimet tona për këtë çështje dhe del një deputet kundër vendimeve tona të kryesisë dhe elektoratit. Po thuhet, s’jam dëshmitar, por dihet që ka pare dhe poste”.- tha ai.

Sipas Express, Berisha ka thënë se pazaret e tilla nuk po bëhen për herë të parë, por se një metodë e tillë ishte kritikuar zëshëm nga Vetëvendosjes, të cilën ai po e akuzon se veproi në këtë mënyrë.

Deputeti thapër bashkëpartiaken e tij, Albena Reshitaj tha se nëse ka vendosur t’i marr benefitet nga ky pazar, sipas tij, le ta bëjë, por se mandati është duhet të kthehet në parti.

Berisha ka thënë se atij nuk iu ofrua ndonjë gjë në shkëmbim të votës.

“Njihem në opinion si njeri që nuk hyj në këto lloj pazare. Ata shkojnë te njerëzit me karaktere më të dobëta. Krejt Kosova e di që ne e kemi një qëndrim dhe e mbajmë atë”.- tha ai.

Deputeti i AAK-së, ndonëse nuk pret ndonjë mrekulli nga pushteti i ri, tha se duhet t’i jepet koha e nevojshme prej 100 ditësh që të fillohet me opozitarizëm. Ai ka thënë se AAK-ja qëndron mirë në udhëheqje komunale dhe se beson se do të jetë mirë edhe në zgjedhjet e reja komunale të tetorit të këtij viti.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora aak albena reshitaj bekë berisha aak albena reshitaj bekë berisha

Sondazh

Poll