Bota

FOTO/ Simbolika e fustanit të Vjosa Osmanit

7 Prill 2021, 09:54 Nga DOSJA

KOSOVË- Dy ditë nga marrja e detyrës më të re si Presidente e Kosoves, Vjosa Osmani bëri dje betimin në një ceremoni të mbajtur më pak pjesëmarrës si pasojë e kushtëve të vështira të Covid-19.

Në këtë ceremoni, Vjosa kishte zgjedhur një fustan në gjatësinë e gjurit në ngjyrë vjollcë të errët të dizenjuar nga Valdrin Sahiti, i cili në një pronocim për “klankosova” tregoi se asgjë sqe rastësore në përzgjedhje. Ngjyra e përzgjedhur përcjell fuqinë dhe ambicien, ndërsa detaji i pelerinës transmeton idenë e një heroine.

“Modeli i zgjedhur për inaugurimin e presidentes ka qenë zgjedhje e imja e cila transmeton në bazë të ngjyrës dhe formës, mesazhe në opinion. Ngjyra vjollcë përveçse njihet si ngjyrë mbretërore, asocon me fuqinë dhe ambicien, ndërsa sa i përket modelit dhe vendosjes së pelerinës, përveçse estetikisht e kam parë të pranueshme dhe të pëlqyeshme, kam menduar që në rastin e sotëm i jep më shumë pompozitet ngjarjes dhe jep bindjen e një heroine (jo vetëm heronjtë veshin pelerina) mirëpo në rastin e Vjosës, mund ta quajmë”, tregoi Valdrin Sahiti.

Kujtojmë se Vjosa fitoi në raundin e tretë të votimit. Ajo mori 71 vota në një garë me Nasuf Bejtën, duke fituar kështu besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat pesëvjeçar. Vjosa ështe e martuar dhe nënë ë dy vajzave të vogla. Para se të bëhet presidente, ajo ushtroi detyrën e shefes së shtetit pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen.

(O.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora simbolika e fustanit valdrin sahitit vjosa osmani simbolika e fustanit valdrin sahitit vjosa osmani

Sondazh

Poll