Bota

Bëri gjestin e pazakontë, pronari kërkon të punësojë grabitësin e restorantit të tij

7 Prill 2021, 09:26 Nga DOSJA
Bëri gjestin e pazakontë, pronari kërkon të

GJEORGJI-Pas grabitjes së një restoranti në Gjeorgji, pronari i tij vendos të mos ngrejë akuza kundër personit që tentoi ti vidhte restorantin por i ofroi atij një vend pune

Carl Wallace, pronari i restorantit u zgjua nga sistemi i alarmit dhe pa kamerat e sigurisë ku vu ru re një burr me tuta sportive, me kapuç dhe po përdorte një tullë për të thyer xhamin e dritares së restorantit. Hajduti më pas tentoi të hapte arkën por aty nuk kishte asgjë.

“Kjo sjellje më bëri të kuptoj se ky djalë nuk po bën një punë të mirë, duhet të ketë rrugë të tjera për të nxjerrë para ky djalë”, u shpreh Wallace sipas DailyMail

Atë ditë kur ndodhi grabitja, Wallace kishte ditëlindjen e tij të 45 dhe shpërndau foto në rrjete socile ku bëri publik dhe numrin e tij personal duke i kërkuar grabitësit  që të vinte dhe të bënte një kërkesë për punë.

“Asnjë polici, asnjë pyetje. Le të ulemi dhe të flasim se si mund t’ju ndihmojmë dhe të rregullojmë rrugën në të cilën po ecni “, shkroi ai.

Postimi në “Facebook’’ është parë nga e gjithë bota dhe pronarët e bizneseve lokale treguan se i njëjti person kishte hyrë edhe në pronat e tyre

“Ne të gjithë si njerëz duhet të kemi një nivel të faljes ndaj njëri-tjetrit dhe të përpiqemi të gjejmë një mënyrë më të mirë sepse të kemi kaq shumë urrejtje në këtë botë, ne nuk i kuptojmë problemet dhe sfidat e njëri-tjetrit në jetë”, ka përfunduar Wallace.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota carl wallace gjeorgji carl wallace gjeorgji

Sondazh

Poll