Aktualitet

Vrau të fortin e Tiranës në ’97, lirohet i dënuari me burgim të përjetshëm, Gerd Gjinarari

15 Shkurt 2019, 08:21 Nga DOSJA
Vrau të fortin e Tiranës në ’97, lirohet i dënuari me

KORCE- Gerd Gjinarari, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1997 në Itali, është liruar nga burgu. Mësohet se i dënuari ka përfituar lirimin me kusht nga Gjykata e Korçës.

Kryetari i Gjykatës Korçë, Markelian Kuqo ka vendosur të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht, një vendim i marrë më 14 shkurt të këtij viti, ditën e djeshme. Ende nuk janë zbardhur arsyet e vendimit të gjykatës që çuan në lirim Gjinararin. 

Gert Gjinarari u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, ndërsa akuzohet si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Zyberit.

Dënimin me burgim të përjetshëm Gjinarari e mori nga Gjykata për Krimet e Rënda të Milanos në Itali në vitin 1999.

Ai u akuzua për veprat penale të “vrasjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste”, “mbajtjes së armëve luftarake”, “prodhimi dhe shitja e lendeve narkotike në formën e organizimit e drejtimit të kësaj veprimtarie” dhe “kryerje e krimeve nga banda e armatosur”. Ky vendim mori formë të prerë në vitin 2001.

Si ndodhi vrasja:

Në gusht të vitit 1997 në një spital të Milanos u ekzekutua me armë zjarri Naim Zyberi. Në atë kohë u tha nga policia se autorët e vrasjes së tij ishin Arben Grori dhe shoku i tij, Gert Gjenerali dhe një person tjetër të cilët të veshur si infermierë dhe i bënë një vizitë në spital Zyberit, ku aty e vranë.

U raportua në atë kohë se vrasja e Zyberit kishte lidhje me histori të vjetra hakmarrjesh, të cilat zanafillën e kishin në Tiranë, ku “bandat” e të fortëve kishin pasur përplasje të shumta mes tyre.  Duhet të themi se në fillim të viteve ’90, Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë gjatë atyre viteve, Gaz Muça. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll